Jump to content

Politika:Shfajësimi i Përgjithshëm i Wikimedias

From Wikimedia Foundation Governance Wiki
This page is a translated version of the page Policy:Wikimedia General Disclaimer and the translation is 100% complete.

Kjo është një faqe informative në internet e Fondacionit Wikimedia (e ashtuquajtura "Wikimedia"). Përmbajtja e kësaj faqe po ofrohet lirisht, me asnjë marrëveshje apo kontratë mes teje dhe pronarëve apo përdoruesve të kësaj faqe, pronarët e serverëve ku strehohet, kontribuesve individualë të këtyre faqeve, apo administratorëve, burokratëve apo cilido të lidhur me këtë projekt i nënshtruar pretendimeve tua drejtpërdrejt kundër tyre. Ty të është dhënë një leje e kufizuar për të kopjuar çkado nga kjo faqe; kjo nuk krijon apo nënkupton një përgjegjësi kontraktuale apo jashtëkontraktuale nga ana e Wikimedias apo nga ndonjë prej agjentëve, organizatorëve, apo anëtarëve e përdoruesve të tjerë.

Të gjitha markat tregtare, markat shërbyese, markat kolektive, të drejtat e dizajnit, personalitetit apo të ngjajshmet që përmenden, përdoren apo citohen në këtë faqe të internetit janë pronë e pronarëve tyre përkatës. Përveç nëse ceket ndryshe, faqet e Wikimedias nuk janë as të përkrahura nga, a të lidhura me, mbajtësit e këtyre të drejtave, dhe Wikimedia nuk mund të të jep të drejta për t'i përdorur këto materiale të mbrojtura. Përdorimi yt i këtyre pronave jofizike është nën rrezikun tënd.

Ta kesh parasysh që informatat e gjetura këtu mund të jenë në shkelje të ligjeve të shtetit apo autoritetit juridik prej nga po i shikon informatat. Wikimedia nuk inkurajon shkeljen e ndonjë ligjit, por këto informata ruhen në serverët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mirëmbahet konform mbrojtjeve që i ofrohen operatorëve dhe lexuesve në atë fushë juridike. Ligjet e shtetit tënd mund të mos njohin një mbrojtje aq të gjerë të lirisë së shprehjes; Wikimedia nuk mund të mbahet e përgjegjshme për shkeljet e mundshme të këtyre ligjeve, nëse krijon një vegëz drejt këtij domeini apo t'i ripërdorësh informatat të përmbajtura brenda tij.

Për më shumë informata, të lutemi të na kontaktosh.